Për surprizën e të gjithëve, Ministria e Drejtësisë ka lejuar sot ekstradimin drejt Italisë të atij që njihet si financier i Habilajve, Nezar Seiti, ndërkohë që për të kishte një masë ndalimi për llogari të Krimeve të Rënda. Me dërgimin në Itali të Nezar Seitit lindi një pikëpyetje e madhe se çfarë interesi mund të kenë tani italianët për të bashkëpunuar me drejtësinë shqiptare për çështjen Habilaj-Tahiri.