Mëngjesin e së mërkurës, autoritetet italiane kthyen në portin e Durrësit, 380 shtetas shqiptarë, me dy tragete nga Bari, të cilët ishin nisur për në shtetin fqinj, mbrëmjen e së hënës. Personat, të cilët u kthyen, janë jo rezidentë në Itali dhe për shkak të kufizimeve të lëvizjeve në shtetin fqinj, ata nuk u lejuan që të udhëtonin më tej, Ky ka qenë një udhëtimi detyruar i trageteve drejt portit të Durrësit.