Ish-trajneri i kuqezinjve, viziton zyrtarisht Tiranën si drejtuesi i Azerbajxhanit
13/10/2020 12:41

Për herë të parë Xhani De Biasi rikthehet në Tiranë si trajner i një përfaqësueseje tjetër. Prej pak muajsh ai udhëheq kombëtaren e Azerbaixhani, një eksperiencë ndryshe në lindje për të. – Është një botë e ndryshme për disa arsye, lojtarët që unë kam luajnë vetëm brenda kampionatit azer, nuk kam në dispozicion si këtu në Shqipëri lojtarë që luajnë në perëndim dhe që sillnin eksperienca të ndryshme. Ky është një element i rëndësishëm për nivelin e skuadrës. Lufta atje detyroi UEFA-n që t’i kushtëzonte azerët të zgjidhnin një vend tjetër për ndeshjen me Qipron dhe padyshim që Shqipëria ishte zgjedhja e De Biasit kjo edhe për faktin që pak ditë më parë luajtën në Podgoricë. – Sigurisht që situata atje është jo e mirë pasi po luftohet për pjesën e Karabakut duke parë kushtet e luftës, UEFA vendosi që atje nuk mund të luhej dhe si opsion ishte Shqipëria, e cila nëpërmjet Federatës na u vu menjëherë në dispozicion dhe ne sigurisht që ishim shumë të kënaqur për këtë , për pos faktit që Shqipëria është një vend mik dhe unë kam shumë miq këtu që mund të na ndihmojnë në të gjitha mënyrat. Të shohësh De Biasin në kryeqytet apo kudo nuk mund të kalosh pa prekur temën kuqezi – E pash ndeshjen e fundit të Shqipërisë dhe mund të them që ishte një ndeshje e ekuilibruar edhe pse duhet thënë që Shqipëria bëri më shumë se Kazakistani dhe meritonte ta fitonte atë ndeshje. Të gjithë e dimë që Shqipëria është pretendente për të qenë jo vetëm në vend të parë në këtë grup por të kalojë edhe raundin tjetër. Gjithmonë na merr me të mira, por çfarë kritike apo këshille ke për Rejan? – Më vjen mirë së parë që edhe Reja kritikohet ashtu si më bënit mua, por kur je trajneri i një skuadra kombëtare është normale të kritikohesh dhe të gjithë duan të thonë mendimin e tyre. Por Reja është një njeri me aq shumë eksperiencë mbi shpinë sa kjo situatë nuk është se e tremb. Por e uroj vërtetë që sa më shumë mundësi të ketë t’i dhurojë emocione popullit shqiptar. Së fundi, ish-presidenti i Federatës Italiane të futbollit ka zbuluar se ishit pranë kombëtares Axurre por nuk ju lejoi Duka të largoheshit. Si është e vërteta? – E dija që në atë kohë Duka kërkoi që të më linin të qetë. Por sigurisht kjo ishte një zgjedhje e bërë për faktin që ne po shkonim në finalet e Europianit dhe ka patur frikë që mos të shpërqendrohesha në punën time. Por unë mendoj se mund t’i bëja të dyja edhe të mbyllja aventurën me Shqipërinë dhe të shihja këtë alternativë që për mua është një ëndërr, apo për të gjithë italianët që bëjnë këtë profesion si unë është një ëndërr. Nuk ndodhi dhe më vjen keq për këtë.

Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46
Top Channel/ Demollari nderohet në Maliq. Ikona e futbollit shqiptar shpallet “Qytetar Nderi”
26/03 15:35
Top Channel/ Kosova përballë historisë. Dardanët në provën e ëndrrës së finales së Botërorit
26/03 15:27
Top Channel/ Ndeshja e shumëpritur Poloni-Shqipëri, ‘vishte’ me flamurin gjigant ndërtesën në Fier
26/03 15:23
Top Channel/ Një hap larg Botërorit, Shqipëria përballë Polonisë për të mbajtur gjallë shpresën
26/03 12:53
Top Channel/ Olsi Rama në hotelin e Kombëtares në Varshavë, takohet me ish-lojtarët e Partizanit
26/03 12:24
Top Channel/ “Finalja” e Botërorit për kuqezinjtë, polakët ‘blindojnë’ tifozët shqiptarë në Varshavë
25/03 22:31
Top Channel/ Finalja e parë me Poloninë, Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencë: Dy muaj pa gjumë
25/03 22:31
Top News – Kombëtarja drejt ëndrrës Botëror/ Gjimshiti-Do të jemi gati për të dhënë maksimumin
25/03 20:29
Top Channel/ Shqipëria mbërrin në Poloni, nesër luhet “play off” i Botërorit
25/03 20:09
Top Channel/ Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes…
25/03 17:46
Top Channel/ “Nuk duhet të qahemi”, Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër
25/03 17:45
Top Channel/ “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë
25/03 17:44