Katalanas që e përshkruajnë veten si “shumica e heshtur” e kundërshtuan pavarësinë e rajonit, e me këtë slogan mbushën rrugët e Barcelonës të dielën. Policia thotë se, të paktën 350 mijë vetë morën pjesë në tubimin gjigant, organizatorët e të cilit pretendojnë se numri i pjesëmarrësve ishte gati një milion.