Fantazi nga më të ndryshmet paraqitin studentët në këtë ekspozitë në galerinë Krisiko. Ky instalacion « Kafazi » dëshmon izolimin gjatë pandemisë. Maska një tjetër element i domosdoshëm gjatë këtyre muajve. Ja se si një student tjetër nga real e shndërron veten në simbolikë. Dikush tjetër ka vendosur që nëpërmjet kësaj karroce të simbolizojë kujtimet e veta, peshën që e ka shndërruar në përkulje. Në rast se e sheh me vëmendje këtë këndin këtu vetëm një gjë nuk mungon, fantazia.