Teoritë e konspiracionit mbi vaksinimin kanë shqetësuar mjaftueshëm Instagramin. Lidhur me këtë Instagram po ndërmerr hapa të rinj për të parandaluar keqinformimin rreth kësaj teme e cila gjithmonë e më shumë po përhapet. Kompania do të bllokojë çdo hashtag që tregon vazhdimisht informacion të rremë në lidhje me vaksinat, të tilla si: vaksina shkakton autizëm apo vaksina vret. Krijimi i një hashtag-u të tillë nuk do të gjejë më vend tek përdoruesit, pasi menjëherë do të bllokohet. Instagram ka zgjeruar fushën e veprimit menjëherë pasi CNN zbuloi se hashtag-u #vaksinavret ishte duke u përdorur masivisht.