Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik japin alarmin për përhapjen dhe rritjen e numrit të insekteve në të gjithë vendin. Specialistë të Institutit, të cilët kanë monitoruar të gjithë territorin e vendit shprehen të shqetësuar për përhapjen e mushkonjës tigër, mizave dhe minjve.