Shqipëria ka qenë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Si sot një vit më parë ky fakt u bë publik nga disa agjenci ligjzbatuese në vend, mes të cilave edhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Në një raport të bërë publik një vit më parë niveli i kërcënimeve kibernetike konsiderohej në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global. Aktorët e kërcënimeve keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë e platformave elektronike të ruajtjes, administrimit dhe komunikimit, për të siguruar akses në informacione sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjence. Infrastrukturat kritike fizike dhe elektronike mbeten shënjestra të kërcënimeve kibernetike nga aktorë shtetërorë kundërshtarë dhe entiteteve të lidhura me to.