Inflacioni është 1.6 përqind/ Norma duhet të jetë në 3 përqind
10/12/2020 15:44

Konsumi i dobët ka frenuar inflacionin edhe gjatë muajit Nëntor. Instituti i Statistikave raporton se muajin e kaluar inflacioni u ndal në 1.6%, një normë shumë më e ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë në 3%. Kjo rritje vjetore është ndikuar më së shumti nga grupi i ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike me 1.4%, ndjekur nga një shtrenjtim i ndjeshëm i grupit të “Qira, ujë dhe energji elektrike” me 0.27%. Për ekspertët, ekonomia reale është në ngërç dhe ky nivel anemik i inflacioni sinjalizon një krizë të thellë konsumi. “Është një indikator që tregon një vështirësi të thellë ekonomike. Situata e pandemisë ka bërë të mundur që të gjithë qytetarët dhe konsumatorët të kufizohen në shpenzime. Janë përballë faktit që konsumatorët nuk dinë çfarë të bëjnë me ato para që kanë grumbulluar dhe po i shpenzojnë me pikatore. Ka ndikuar po ashtu edhe papunësia gjatë kësaj periudhe.” Ekspertët apelojnë për marrjen e masave emergjente për të rigjallëruar konsumin. Vlera të tilla inflacioni deklarojnë ata janë problematike dhe mund të çojnë në deflacion. “Përveç fondeve të garancive sovrane, duhet një ulje e taksave një reduktim i tyre edhe përgjatë këtyre muajve pasi nuk ka pasur xhiro. 6 muajt e ardhshëm do jenë një agoni për ekonominë. Uroj mos të shkojmë në nivelin e 1% të inflacionit pasi kjo të kërkonte politika drastike.” Që prej fillimit të këtij viti, inflacioni që është treguesi që flet indirekt për kostot të jetesës, ka qëndruar në nivele mjaft të ulëta dhe është mbajtur ‘në këmbë’ vetëm nga ushqimet.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB