Pas mjekëve, edhe infermierët shqiptarë po ikin drejt tregut europian të punës. Urdhri i Infermierit, ku ata drejtohen për të marrë vërtetimin se u është njohur e drejta ta ushtrojnë këtë profesion në vendin e tyre, kërkesë kjo e vendit pritës, raporton se viti 2017 ka shënuar ikje masive të tyre.