Adriatik Llalla ka marrë të hënën zyrtarisht detyrën në krye të akuzës qendrore. Paraardhësja e tij, Ina Rama i ka dorëzuar detyrën në mënyrë simbolike në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Prokurisë së Përgjithshme.