Sipas zëdhënësit të Vatikanit At Federico Lombardi dorëheqja e Papës ishte e papritur, por të kundërtën dëshmon gazeta L’Osservatore Romano në të cilën shkruhet se “vendimi i Papës qe marrë prej shumë muajsh”, e më saktë pas udhëtimit në Kubë dhe Meksikë (në fund të marsit të 2012).