Kompanitë e naftës qe ndotin lumin Gjanica me mbetje hidrokarbure do te procedohen penalisht. Ndotja e Gjanicës përfundon më pas në Adriatik nëpërmjet lumit Seman. Kjo ndotje dëmton edhe investimin qe përfundoi pak muaj me parë për rehabilitimin dhe sistemimin e shtratit te lumit Gjanica në Fier. Për pastrimin e ujit nga mbetjet hidrokarbure pritet te ndërtohet edhe një impiant pastrimi.