I vetëm pas sulmeve iraniane, shqiptari Klevi Hajdini evakuohet në Kuvajt
08/01/2020 15:29

Ministria shqiptare e mbrojtjes është përpjekur të fashisë shqetësimet që lindën pas lajmit se dhjetëra raketa iraniane ishin lëshuar orët e para të ditës mbi dy baza amerikane në Irak. Burime pranë saj sqaruan për Top Channel se nga Forcat tona të Armatosura nuk ka asnjë efektiv në këtë vend. Sa i takon civilëve, në Erbil rezulton të ndodhen rreth 30 shqiptare, te punësuar ne vende te ndryshme dhe 12 persona të tjerë janë në Bagdad. Mësohet se nuk ka asnjë shqiptar të dëmtuar. Klevi Hajdini, specialist buxheti, punësuar nga NATO në Bagdad ishte i vetmi nga trupat shqiptare atje dhe është evakuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e aleancës dhe është dërguar në bazën ushtarake në Kuvajt. Ndërkohë në Kosovë, panorama është ndryshe. IndeksOnline mësoi nga burime të tij se në bazën kryesore amerikane në Irak “Al Asad”, e cila ishte në vijën e parë të goditjes së Teheranit, gjenden rreth 300 kosovarë, që punojnë për kompaninë “KBR inc”, e cila ka bazë të njëjtë edhe në Bond Steel. Sipas të njëjtave burime, këta persona vijnë kryesisht nga qyteti i Ferizajit, dhe kanë profile të ndryshme pune në këtë kompani. Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, Ministria e jashtme e Kosovës i këshilloi qytetarët kosovarë të shmangin udhëtimet drejt Iranit, Irakut dhe Jemenit, si vende ku tensionet janë të larta. Ministria ka aktivizuar ndërkohë dhe misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për t`i ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në rajon, duke pasur parasysh se ka mjaft prej tyre që punojnë atje për organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16