I sëmuri psikik vrau shqiptaren në Bruksel. Daja i viktimës: 19 vite më parë iu vranë dy prindërit
17/03/2021 15:29

Hetuesit dhe policia belge ende nuk kanë arritur të zbulojnë sesi arriti vrasësi i shqiptares pavarësisht kufijve të mbyllur të kapërcente kufirin me Beligjikën, nga Franca ku u arratis nga një spital psikiatrik, e të shkonte nga Marseja deri në Bruksel. Në këtë foto shfaqet vrasësi i cili ka goditur dy ditë më parë me një bombol për shuarjen e zjarrit 33 vjeçaren nga Divjaka, Xhuljeta Lala. E reja punonte në shërbim në një hotel të rrjetit të njohur “best western” në Bruksel, qytet ku kishte emigruar me motrat dhe vëllanë pas një tragjedie të rëndë familjare ku mbetën të vrarë dy prindërit e saj në Divjakë. Atje jeton ende daja i saj Trifon Caponi, i cili tregoi për Top Channel: “Kolegia e saj, e cila ka qenë me fytyrë e ka parë dhe është larguar direkt. Kjo ka qenë me kurriz, ndaj e ka goditur direkt. Morëm vesh se e kanë marrë dhe e kanë çuar në spital, sot nuk e di çfarë kanë bërë tek morgue e të gjithë të tjerat”. Ngjarja thellon tragjedinë e familjes kur fëmijët i shpëtuan plumbave që u vranë prindërit. “Para 19 vjetësh, një djalë Divjake i ka vrarë në një natë të dy prindërit dhe një nga motrat u plagos. Kjo që po flasim tani, me gjithë vëllain kanë hyrë poshtë krevatit dhe kanë shpëtuar nga plumbat atje. Fatkeqësia e gjurmoi atje. Direkt u larguan për Greqi, pastaj për në Belgjikë për një jetë më të mirë, larg këtyre gjërave që nuk mund t’i shikojmë dot me sy”, shton Caponi.

Top News- ‘Porti i Durrësit, akt antikombëtar’/ Berisha akuza Ramës: Po largon vendin nga BE
10/04 12:48
Top News – Shqipëria tërheq investitorët e huaj. Largohen nga Dubai, blejnë prona në Sarandë e Vlorë
10/04 12:47
Top Channel/ ‘Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë’ banderola në Tirane e Himarë: Beleri i akuzuar
10/04 12:47
Top Channel/ Fundjava me diell, 26 gradë, por shiu rifillon të martën në gjithë vendin
10/04 12:37
Top Channel/ Drino mbulohet nga mbetjet! Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa
10/04 12:29
Top Channel/ Nafta rrit kostot, transporti paralajmëron rritje çmimesh dhe faliment
10/04 12:28
Top News- Veliaj ankimim në Kushtetuese kundër GJKKO: Procesi në shkelje të rëndë
10/04 12:10
Top Channel/ ‘Nuk flas për ministrat e tjerë’, Hoxha për Integrimin: S’ka mungesë trasparence por…
10/04 12:09
Top News – Përplasjet Kosovë-Serbi në OKB/ SHBA- Trump pret zotim për dialog, e vetmja zgjidhje
10/04 12:09
Top News-Monitorim tregut të fruta-perimeve. Ibrahimaj: Ndërhyrje nëse do të vijojë rritja e çmimeve
10/04 12:08
Top Channel/ Veliaj ankohet në Kushtetuese, kërkon edhe shfuqizimin e disa neneve të ligjit të SPAK
10/04 12:06
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë,mbi 10 mijë persona në 24 orë
10/04 12:02
Top News – Kuçova sulmon Iranin? SHBA e përdor bazën vetëm me leje të NATO-s
10/04 11:57
Top News-Nis zbatimi i sistemit EES në Shengen/ Jo më vulosje pasaportash, kontrollet elektronikisht
10/04 11:51
Top News- INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, kush është Florindi, terrorizoi “Marbellan”!
10/04 11:45
Top News- Festivali ‘Roma Romale’ në Roskovec, aktiviteti i komunitetit rom që po kthehet në traditë
10/04 11:36
“Fiori, t’i them nja dy gjëra unë, apo…”/ Dash Shehi pasi ‘u ngacmua’ live: As e mbaj mend fare…
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top News – ‘Më e keqja po vjen për Ukrainën’ / Armëpushim për Pashkë por lufta ndizet në vijim
10/04 11:19
Top News- Dako rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton ditët që u rikthye në qeli nga GJKKO
10/04 11:11