I rindërtoi shtëpinë, anëtari i kryesisë së PD në Farkë falenderon Ramën dhe Veliajn
16/12/2020 12:42

Kthimi në shtëpi i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar vazhdon. Një prej katër familjeve që morën sot çelësat e banesës së re nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është dhe ajo e Indrit Plakut në Farkë, i cili është eksponent i lartë i Partisë Demokratike në zonë dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë. Indrit Plaku falënderoi Veliajn dhe Ramën që iu gjendën pranë në momentet e tij më të vështira, duke ndihmuar gjithëkënd pa bërë asnjë dallim politik. Pjesë nga bashkëbisedimi: Burri: Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm ju lumshin duart. Shumë faleminderit në gëzime, inshallah o Zot! Zoti mbarë ju priftë gjithandej nga të gjitha anët! Veliaj: Kemi pasur shumë bashkëpunim me gjithë familjen. Gruaja: Shumë faleminderit, rrofshit edhe të ecni gjithmonë kështu siç keni ecur tek ne. Jemi shumë të kënaqur. Për Zotin jemi shumë të kënaqur se ne vet nuk do e arrinim kurrë. Burri: Keni një drejtues shumë të mirë. Për Zotin i mrekullueshëm nuk mund të shaj asnjë. Kudo ka ardhur ka punuar natë e ditë vetë personalisht në këmbë, janë disa gjëra që robi duhet t’i shohë. Veliaj: E kemi për detyrë, ti rrofsh për fjalën e mirë. Burri: Realiteti ka punuar natë e ditë, të betohem. Plus me stafin drejtues keni një staf shumë të mirë. Nuk e di çfarë të them. Veliaj: Kur kemi kryeministrin natë e ditë. Rama-burrit: Hajde se na grive, kaq shumë na ke sharë sa të vret ndërgjegjja. Hajde të bëjmë një fotografi bashkë. Burri: Kam qenë me Dinamon Rama: E di që ke qenë me dinamon po pastaj ndryshoi koha dhe fillove me të shame Burri: Ai që të do të sha Rama: E di që ai që të do të sha. Mua më vendos aty që mos na hedhësh, që mos të marrim në sysh. S’ke çfarë bën tani, sa herë që të vish këtu, unë do të kujtohem nuk ke ku shkon, rrotullohu si të duash.

Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26
Top News – Armëpushimi në pikëpyetje. Sulmet iraniane vazhdojnë në Gjirin Persik
08/04 14:25
Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58
Top Channel/ Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari pas tentativës
08/04 12:43
Top Channel/ Sherr për pyjet në Bulqizë, përplasje në mbledhjen e këshillit të qytetit
08/04 12:38
Nuk ndalet SPAK/ Anila Hoxha: Ka në dorë 70 telefonë që mund të ‘hedhin në erë’ politikën
08/04 12:24
Top Channel/ “Trauma, lista e jetës” në Inside Story, pacientët presin vite për një ndërhyrje
08/04 12:22
Top News-‘Teprica e TVSh të amortizojë akcizën.’ Propozimi i PD për uljen e çmimit të naftës në vend
08/04 12:16
Top Channel/ 134 vdekje në burgje në 5 vite, shumica nga shkaqe shëndetësore por edhe…
08/04 12:14
Top News- Bazë municionesh në Mitrovicë / Policia bastis banesën, zbulohen armë dhe fishekë
08/04 12:11
Top News – Si u shpëtua ushtari amerikan. Pajisja sekrete e CIA-s që gjurmon rrahjet e zemrës
08/04 12:11
Top News – ‘Folëm për luftën kundër korrupsionit’. KE përgjigjet për Top News për takimin e COELA
08/04 12:01
Top News – Përndjekës dhe i dehur në timon. Arrestohet 32-vjeçari, tentoi të rrëmbejë një 39-vjeçare
08/04 12:01
Top Channel/ Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Sarandë, policia në kërkim të autorëve
08/04 11:58
Top Channel/ Ndërhyrjet në Portin e Durrësit, kufizime dhe ngadalësim i përkohshëm i qarkullimit
08/04 11:55
Top News – Procedohet pronari i qenit. Sulmoi të miturën një ditë më parë në Vlorë
08/04 11:51
Top News- Jo Instagram dhe TikTok/ Greqia ua ndalon fëmijëve nën moshën 15 vjeç
08/04 11:51
Top News – ‘Bashkia po na merr tokat’ / Bulqizë, banorët përplasen me zyrtarët
08/04 11:49
Top News – Sherri për borxhin 100 euro. 50-vjeçari nxjerr pistoletën në mes të lokalit, arrestohet
08/04 11:48