Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit. Për objektin katër katësh do të përdoren 2 kilogramë eksploziv që do të vendoset në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e tij.