9 muaj pandemi i kanë kushtuar turizmit shqiptar rreth 1.8 miliardë euro humbje. Është kjo shifra që jep nënkryetari i Shoqatës së Tur Operatorëve Kliton Gërxhani, sipas të cilit bllokimet totale të lëvizjeve si dhe mungesa e një pakete të dedikuar kanë gjunjëzuar industrinë turistike. Teksa vlerëson se kriza do të ndjehet për një periudhë afatgjatë, apelon ekzekutivin për ndërhyrje emergjente.