Një 13 vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e se martës në lagjen ku banon komuniteti rom dhe egjiptian në Shkodër. Banesa në të cilën jetonte familja Dashi, në pak minuta u përfshi nga zjarri duke i marrë jetën të miturës. Viktima ishte kthyer nga jetimorja e Tiranës për të qëndruar pak dite tek familja e saj. Ajo rezultonte e sëmurë me probleme te shëndetit mendor dhe ka qenë ne gjumë në momentin e rënies se zjarrit.