E hëna ishte për Kosovën një ditë zie kombëtare. Efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën të dielën në orët e para të mëngjesit si pasojë e një sulmi të armatosur që ka ndodhur në fshatin Banjska. Në orën 02:34 të mëngjesit të së dielës, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën për në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia është përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar. 4 nga agresorët u elminuan. Por si mundën armët të hyjnë në Kosovë? Kush e drejtonte grupin e armatosur?