Një udhë shumë interesante në Nikël, do të na bëjë të kuptojmë vlerat e një historie pak të shkruar dhe një natyre magjepsëse, që po e harrojmë. Ilnisa Agolli, në ciklin “Fshatrat e Shqipërise” na çon as 30-të minuta larg kryeqytetit, duke na treguar një nga rrugët e vjetra e më të rëndësishme atë të Arbrit. Duke ecur mbi kalldremin mesjetar të së cilit, do të kuptojme se po lëmë në harresë dy urat kryesore të periudhës osmane. Ura e Kurcaj, ështe e para. Dikur ishte e vetmja mundësi lidhëse midis Krujës dhe Tiranës. Prej aty duket një pamje fantastike. Edhe pse gjysmë e rrënuar sot ajo vijon të terheqë vlmendjen e shumë vizitorëve të huaj të cilët e bejnë në këmbë këtë rrugë deri në urën tjeter të Abdyl Agës. Të lëna tëresisht ne harresë këto ura dhe fshatrat Kurcaj e Mukje, duket sikur thërrasin vemendjen e gjithë shqiptarëve. Bukuritë që të shquan syri janë mahnitëse. Çfarë ndodh aty? Sa familje kanë mbetur? Si jetojne? Shiheni videon e plotë.