Belgjika shpesh është tronditur nga atentate të njëpasnjëshme, shkrepje armësh e hakmarrje që i kanë rrënjët pikërisht në hesape të vjetra në Shqipëri. Rasti më i fundit ishte breshëria e plumbave që u shkrep në drejtim të Erion Hasanbellit, nga armiku i tij numër një, Kasandër Noga. Ky i fundit, një ish student i Akademisë së Sigurisë, të cilën nuk e përfundoi dot për shkak të përfshirjes në ngjarje kriminale.