Hipokrati – Kontraceptivët oralë – Çfarë janë – 20 Qershor 2020
20/06/2020 19:30

Pilulat kontraceptive jane nje lloj medikamenti qe femrat mund ta marrin ne menyre ditore per te parandaluar nje shtatezani te mundshme. Njihen me emrin Kontraceptive orale ose ne gjuhen e perditshme thjesht pilula. Por cfare jane ato? Kontraceptivet orale perbehen nga hormone, pra nga ato hormone qe sintetizon vete trupi per te mbajtur ne kontroll funksionin e tij. Ka dy lloj pilulash Kontraceptive: 1-Te thjeshta, te quajtura minipilula, qe permbajne vetem hormonin progresteron. 2-Te kombinuara qe permbajne 2 hormone, progresteron dhe estrogjen. Kontraceptivet orale parandalojne shtatezanine me ane te dy mekanizmave. -Pengojne ovulacionin (pra daljen e vezes ne kavitetin e mitres) -Trashin mukozen e mitres dhe ne kete menyre pengojne depertimin e spermes (Tabele) Efikasiteti i pilules kontraceptive, neqoftese merret ne menyre te rregullt eshte 99%. Por ju mendoni se dini gjithshka mbi pilulat kontraceptive? Ne pjesen me te madhe te rasteve femrat mendojne se pilulat perdoren vetem per te parandaluar shtatezanine. Nuk eshte keshtu. Pilulat kane dhe mjaft efekte te tjera pozitive dhe le te themi qe permiresojne cilesine e jetes se nje gruaje. Ti shohim me rradhe. 1-Ndihmojne ne uljen e fluksit menstrual. Sasia e hemoragjise gjate menstruacioneve ndryshon nga një femër tek tjetra por ato që përballen me shkarkime të një sasie të madhe, mund të rrezikohen nga anemia. Pilula ndihmon duke e pakësuar këtë sasi. 2-Lehtesojne dhimbjet e Endometriozes Simptomat e endometriozës bëhen më të përballueshme nga përdorimi i pilulës pasi ajo sjell një pakësim të menstruacioneve, gjë që do të thotë më pak dhembje. 3- Permireson aknet dhe ul nivelin e qimeve ne trup Kontraceptivët shpesh rekomandohen nga mjekët dermatologë për kurimin e akneve dhe duke qenë se aknet, ashtu si edhe qimet në fytyrë shkaktohen nga nivelet më të larta të hormoneve androgjene në trup, pilula ndihmon ne balancimin e këtyre hormoneve dhe rrjedhimisht në pakësimin e akneve dhe qimeve. 4- Ndihmon ne trajtimin e sindromit te vezoreve policistike Disbalancimi i nivelit hormonal nga sindromi i ovarit policistik trajtohet me ane te kontraceptiveve hormonale pra dhe hormoneve qe kane ne permbajtjen e tyre. 5-Ndihmojne ne parandalimin e kancerit te mitres Sipas një studimi, marrja e pilulës për shume vite rrjesht mund të ulë drastikisht shanset e prekjes nga kanceri i vezoreve dhe ai i mitrës. 6- Qeteson simptomat e Menopauzes Normalisht, pilulat merren nga gratë në periudhë fertiliteti por marrja e tyre edhe gjatë menopauzës, mund ta bëjë tranzicionin më të thjeshtë. Pilula mban në kontroll nivelet e hormoneve dhe mund të kontrollojë afshet, gjakderdhjen e çrregullt dhe djersitjen natën. Neqoftese ju duhet te filloni pilulat Kontraceptive per arsyet e siperpermendura, eshte mire te dini paraprakisht qe duhen pershkruar nga mjeku juaj gjinekolog. Gjinekologu pas ekzaminimeve te hollesishme do ju pershkruaje pilulen e duhur dhe me nivelin e duhur hormonal per problemin tuaj.

Mjeku rrëzon mitin për variçet, ja kur nuk do t’ju përsëriten kurrë – Hipokrati
28/06 16:40
Po programoni një shtatzëni? Ja rëndësia që ka ushqimi – Hipokrati
28/06 16:40
Variçet, si t’i dalloni dhe kush preket më shumë? Diagnostifikimi dhe trajtimi tyre – Hipokrati
28/06 16:40
Jeni shtatzënë? Mos i neglizhoni këto analiza, mund të rrezikoni për abort – Hipokrati
28/06 16:40
“Gatuani mirë dhe pastër”, apeli i nutricionistes për ushqimin gjatë shtatzënisë – Hipokrati
28/06 16:40
Problematikat e grave shtatzënë, si ndikon ushqyerja dhe shmangia e infeksioneve – Hipokrati
28/06 16:40
Konceptimi i shtatzënisë, kontrollet dhe protokollet që duhet të ndjekë një grua – Hipokrati
28/06 16:40
Apeli i gjinekologes, mos i zëvendësoni vlerat ushqimore me suplementet – Hipokrati
28/06 16:40
Si të parandaloni daljen e variceve, dëgjoni këshillat e mjekut – Hipokrati
28/06 16:40
Altrechem, kura bimore kundër njollave kafe – Hipokrati
21/06 16:40
Habit mjeku: Përdorimi i tepruar i ilaçit të enëve mund të shkaktojë kolit ulçeroz – Hipokrati
21/06 16:40
Trajtimi i kolitit ulçeroz, cilat janë preparatet që funksionojnë më mirë – Hipokrati
21/06 16:40
Kush preket nga koliti ulçeroz? Trajtimi dhe ndërhyrjet kirurgjikale – Hipokrati
21/06 16:40
Kur diagnostikohet koliti ulçeroz? Dëgjoni këshillën e mjekut – Hipokrati
21/06 16:40
Si ta kuptoni që vuani nga koliti ulçeroz? Këto janë shenjat kryesore – Hipokrati
21/06 16:40
“Shkoni drejt produktet bimore”, këshilla e inxhinieres kimiste për gratë shtatzëna – Hipokrati
21/06 16:40
Koliti ulçeroz, simptomat dhe rreziku që i sjell shëndetit – Hipokrati
21/06 16:40
Doni të hiqni njollat kafe? Ja seti që mund t’i largojë ato – Hipokrati
21/06 16:40
Stresi dhe eustresi, si ndikon te sëmundjet e zemrës – Hipokrati
14/06 16:40
Çfarë është eustresi? Pse nuk na e dëmton zemrën, dëgjoni kardiologun – Hipokrati
14/06 16:40