Hipokrati – Kanceri i lëkurës – Si shpëtuan “rastësisht”? – 16.05.2020
16/05/2020 19:00

Njëzet e katër vjeçari Alex Griswold (GRISUOLLD), me pothuajse 500 mijë ndjekës ne internet, ylli i platformes TikTok, zbuloi melanomën ne lekuren e tij, falë dy fansave. Dy persona që panë nje videote Griswold në TikTok, e paralajmëruan atë që nishani qe ata shihnin tek ai dukej kanceroz. “Unë arrita të shmang kancerin e lëkurës falë dy fansave të mi. Kjo është një mënyrë përfekte për të kujtuar se bota është e mrekullueshme”- tha 24 vjeçari, teksa postoi në platformën e tij një video ku shihej tek dermatologu dhe se si dukej shpina e tij pasi kishte kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Griswold- GRISUOLLD e përshkroi atë si "një nishan mesatarisht atipik që vazhdonte të ndryshonte duke shkuar drejt melanomës".E gjitha kjo filloi në 2 dhjetor, kur Alex postoi një video parodi të jetës së tij të përditshme në shoqërinë e gruas së tij Melinda. Në video shihej një imazh i shkurtër i shpinës së tij, dhe kaq ishte e mjaftueshme për dy ndjekës të tij që të identifikonin një nishan me një formë mjaft të parregullt në pjesën e sipërme të shpinës. I paralajmëruar nga mesazhi privat, 24 vjeçari shkoi tek një dermatolog dhe zbuloi se dyshimet e fansave ishin serioze. Disa ditë më vonë ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr nishanin. Dr. Leonard Lichtenfeld, zëvendësdrejtori kryesor mjekësor i Shoqatës Amerikane të Kancerit tha se ajo është forma tipike e parregullt për të cilën flasim dhe përpiqemi që njerëzit të kuptojnë se mund të jetë kancer.Një histori e ngjashme si ajo e 24 vjeçarit, i ka ndodhur në vitin 2016 kampionit olimpik, australianit Mack Horton, i cili falë një emaili nga një person krejtësisht i panjohur arriti të shpëtonte jetën.Vetë Horton tregoi se alarmi ishte ngritur nga dikush që kishte parë notarin në televizion dhe qe kish vënë re një nishan jonormal në gjoksin e tij, dhe më pas kishte kontaktuar ekipin olimpik të Australisë.“Një falenderim për personin që kontaktoi në email me doktorin e skuadrës së notit dhe më tha të kontrolloja nishanin tim. Një mesazh mjaft i mirë” shkroi Horton në rrjetin e tij social Instagram, teksa e shoqëronte mesazhin e tij me një fotografi të gjoksit të tij pas operacionit.Fotografitë e Horton ndër vite gjatë karrierës së tij arrijnë të tregojnë një detaj mjaft të rëndësishëm: një nishan që ishte rritur dhe errësuar me kalimin e viteve, dy shenja këto treguese që një nishan më parë beninj, pra i parrezikshemishte kthyer ne nishan kanceroz.

Sindroma Down & Strabizmi, Fizioterapia në sëmundjet reumatizmale – Hipokrati – 23 Mars 2024
23/03 17:01
Sëmundjet reumatizmale, trajtimet dhe ndërhyrjet që duhet të bëni – Hipokrati
23/03 17:00
Fëmijët më Sindromën Down, nga terapia tek kujdesi ndaj tyre – Hipokrati
23/03 17:00
Probleme më sytë? Këto simptoma paralajmërojnë se vuani nga… – Hipokrati
23/03 17:00
Ja deri në çfarë moshe mund të rikuperohet strabizmi. Gabimi që bëni! – Hipokrati
23/03 17:00
Mesazhi që do ju përlotë, si të kujdeseni për fëmijët me Sindromën Down – Hipokrati
23/03 17:00
Kanceri i qafës së mitrës & Obeziteti, Rënia e flokëvë dhe trajtimi – Hipokrati- 16 Mars 2024
16/03 17:01
Alarmi për obezitetin/ Këto ushqime ju rrezikojnë jetën – Hipokrati
16/03 17:00
Kanceri i qafës së mitrës/ Shenjat dhe kur duhet të kryhet Pap testi? – Hipokrati
16/03 17:00
Apel për prindërit/ Si ndikon kequshqyerja dhe sëmundjet që shfaqen – Hipokrati
16/03 17:00
Shkaqet dhe trajtimi i kancerit të qafës së mitrës. Kush rrezikon? – Hipokrati
16/03 17:00
Lavender Clinic, rënia dhe trajtimi i flokëvë me metodat më të fundit – Hipokrati
16/03 17:00
Gjinekologjia dhe Kirurgjia plastike & Kujdesi për fytyrën, Ilaçet pa rekomandim – 9 Mars 2024
09/03 17:01
Çfarë është endometrioza, sëmundja që prek gratë, simptomat! – Hipokrati
09/03 17:00
Çfarë i ndodh trupit nësë pini ilaçe të skaduara! – Hipokrati
09/03 17:00
Stina e pranverës/ Mos i bëni këto trajtime në fytyrë, rrezikoni… – Hipokrati
09/03 17:00
Teknikat më të fundit të ndërhyrjeve kirurgjikale në Acibadem – Hipokrati
09/03 17:00
Kujdes! Personat që vuajnë nga këto sëmundje NUK duhet të marrin kurrë ilaçe pa recetë – Hipokrati
09/03 17:00
Hiqni dorë URGJENT nga këto produkte në stinën e pranverës, pasi… – Hipokrati
09/03 17:00
Kirurgjia torakale & Kistet e veshkave, Dieta ushqimore dhe Fasting, benefitet – 2 Mars 2024
02/03 17:01