“Hemingway Fan Club Albania”, perkujtoi fundjavën që shkoi lindjen e Ernest Heminguej. Shkrimtari i “Lamtumirë armë”, “Plakut e Detit”, “Dëbora e Kilimanxharos” etj u kujtua nga fansat e tij të shumtë me një koncert në Vilën e Zogut në Durrës i gjithi në stilin Kuban. Kjo mbrëmje i dha tjetër pamje ndërtesës mbretërore e cila është shkatërruar dhe vjedhur në gjithë këto vite që është lënë në mëshirë të fatit.