Në zonën e Bllokut, në Tiranë, zakonisht të rinjtë shkojnë për të pirë kafe e kokteje. Por ka dhe nga ata, që heqin dorë prej kafeneve të zhumrshme, dhe kalojnë orë të tëra për t’I dhënë jetë ideve.Ndodhemi në Universitetin Metropolitan Tirana. Me dhjetëra të rinj e të reja, në një laborator ku bëhen kërkime, i quajtur Inkubator, kanë krijuar një printer 3D, një dron, e së fundmi, energjinë e kanë përqendruar tek BottleCap Arena, loja e parë mobile në Shqipëri, virtualisht në 3D.