Vladimir Pica është një ushtarak i Forcave të Armatosura Shqiptare, ekspert EOD, pra në asgjësimin e minave dhe ekspozive të tjerë të paplasur, i cili sapo është kthyer nga një mision në Afrikë. Ai ka shërbyer atje për 7 muaj së bashku me dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, ku kanë trajnuar vendasit në fushën e cminimit. Në një bisedë për Wake UP ai na tregon për realitetin atje, temperaturat e larta gjatë punës prej 57 grade celcius si dhe rrezikun e të punuarit në terrene të minuara.