Të paguash me lekë në dorë apo në mënyrë elektronike? Kjo dilemë duket sikur po zbehet! Çdo ditë e më tëpër po rritet fuqia e monedhës dixhitale kundrejt versionit të printuar. Suedia ishte ndër të parat vende që futi në qarkullim paranë letër dhe sot mund të jetë e para që do ta braktisë. Në të njëjtin drejtim po ecin edhe vende të tjera nordike si: Norvegjia, Danimarka apo Finlanda.