Të premten mbrëma në ekranin e Top Channel, “The Voice Reunion” i bëri bashkë të gjithë… Në një mbrëmje emocionuese, plot performanca, surpriza dhe nostalgji, ish-konkurrentët, fituesit dhe trajnerët bënë një bilanc të rugëtimit pesë vjeçar të talent show-t më të ndjekur mes shqiptarëve. Gazetari ynë Saimir Muzhaka, dhe operatori Andi Haxhihyseni ishin në prapaskenat e këtij spektakli, dhe në këtë reportazh, ju sjellim emocionet e të pranishmëve dhe gjithçka që nuk patë dot në ekran…