Jupp Heynckes mund të qëndrojë te Bayern i Mynihut edhe pas vitit 2013. Trajneri gjerman është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin bavarez, gjë që konfirmohet edhe nga Karl-Heinz Rummenigge në një intervistë për të përditshmen gjermane 'Bild' i cili hodhi poshtë zërat për një tërheqje të mundshme nga futbolli të Hejnkes pas finales së Ligës së kampioneve.