Hetimi për dosjen e Silikonmiks po vijon në prokurorinë e Tiranës. Pasi çështja e investiguar nga Top Channel u rimor nga Kontrolli i lartë i shtetit disa muaj më pas duke e renditur një urdhër të ish ministrit Niko Peleshi si një shkelje. Kjo ka vënë në lëvizje Prokurori e Tiranës e cila ka hapur hetimin. Prokurorja Elisabeta Imeraj ka thirrur për të pyetur ish ministrin Peleshi e më pas ka kërkuar nga institucionet shtetërore vendosjen në dispozicion të dokumentacionit.