Hetim për “dosjet e UÇK”/ Miratohet komisioni në Parlament. Do drejtohet nga Ulsi Manja
03/12/2020 15:11

Me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, parlamenti i hapi dritën jeshile nisjes nga puna të, Komisionit të Posaçëm Parlamentar, që do të kalojë në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozura të UCK-s. Detyra primare e këtij komisioni është “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty. Është ky raport, për të cilin Ilir Rusmaili përfaqësues i PD votoi pro në Këshillin e Europës, pikënisja e ngritjes të Gjykatës së Specializuar në Hagë në të cilën sot ndodhen si të akuzuar kupola drejtuese e UCK-s. Ky zhvillim zgjoi nga gjumi shumicën socialiste që përmes këtij komisioni kërkon të tentojë të hedhë dritë, mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë” . Top Channel disa ditë më parë raportoi, se ky komision do ti kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme, 6 fashikuj hetimor për llogari të EULEX për Grupin e Drenicës dënuar me 65 vite burg në total në vitin 2015. Sakaq pjesë e punës të këtij komisioni do të jetë edhe deklarimi Johe Bayrabar kreut të zyrës të të zhdukurve në misionin e OKB-s në Kosovë UNMIK, se ai bashkë me Lulëzim Bashës ishin në Kukës për të hetuar burgjet e UCK-s. Komisioni do të ketë 9 antarë 5 nga shumica socialiste dhe 4 nga opozita. Ky komision i posaçëm do të drejtohet nga Ulsi Manja kryetar i Komisinit Parlamentar të Ligjeve. Mandati komisionit është tre mujor dhe në bazë të fakteve apo grup fakteve të mbledhura ngarkohet të hartojë një projekt-rezolutë e cila do të diskutohet dhe miratohet nga parlamenti.

Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
DIGITALB DIGITALB