Helmohen qen e mace/ Helmimi masiv ndodhi dje në pazarin e Gjirokastrës
03/12/2020 12:31

Bora është nga qentë e paktë të mbijetuar pas një helmimi masiv që ndodhi për kafshët në pazarin e Gjirokastrës. Nuk dihet ende kush e ka kryer helmimin e qenve dhe maceve por ky akt ka nxitur irritimin jo vetëm të bizneseve në pazar por të shumë qytetarëve të cilët kanë kërkuar përgjegjësit me thirrje në rrjetet sociale. “ Kjo ka ndodhur natën e 2 Dhjetorit pas orës 10 kur nuk lejohet më qarkullimi i njerëzve. Disa nga kafshët më të dashura të pazarit midis tyre dhe Xhina që e kishte shtëpinë atje nuk u gjet më në mëngjes. Tek kolibja e saj gjetëm shenja helmi. Këtë nuk mund ta bëjë një person i vetëm dhe mendoj se është diçka e organizuar. Kafshët e pazarit ishin pjesë e jetës sonë dhe i ushqenin të gjithë nga pak” “ Sot në mëngjes e dëgjova pasi kisha blerë ushqim dhe shkova që t’ja jepja. Pyeta tek dyqani dhe më thanë që e kanë helmuar persona të bashkisë. Ata ndiqnin çdo person në pazar, kërkonin vetëm të ledhatoheshin. Nuk ishin aspak të rrezikshëm. Duhet të ngrihet dikush në këmbë për këto kafshë.” “ Unë jam një nga personat që kujdesesha për këto kafshë. I kemi sjellë edhe tek shërbimet veterinare dhe ishin sterilizuar dhe vaksinuar gjithashtu kishim marrë masa për ushqimin dhe strehimin e tyre. Dje ka ndodhur një krim makabër. Është mbushur i gjithë pazari me një helm që dyshojmë se ishte Metonil 20. Sipas informacioneve që kam dhe sipas videove të bizneseve kemi fakte se kamionçina të bashkisë kanë ngarkuar qen të ngordhur dhe i kanë çuar në drejtime që nuk i dimë. Nuk po i gjejmë dot ku janë pra ka pasur një plan për tu vrarë në mënyrë të tillë.” Ndërkaq bashkia e qytetit përmes shefit të Shërbimeve Seit Rondo ka pohuar se nuk ka asnjë urdhër për vrasjen e kafshëve apo helmimin e tyre në pazarin e Gjirokastrës apo në ndonjë zonë tjetër të qytetit. Kjo është hera e parë kur një kauzë që lidhet me mbrojtjen e kafshëve morri një përmasë të tillë në Gjirokastër çka tregon dhe rritjen e ndjeshmërisë së qytetarëve për mbrojtjen e kafshëve dhe gjetjen e zgjidhjeve më miqësore për ta.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16