Në Zhulat, një nga 100 fshatrat e përzgjedhura për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër, opinioni i banorëve duket i ndarë në lidhje projektin e prezantuar nga një kompani private për ndërtimin e një Hec-i të vogël me kapacitet 2 MegaWat. Megjithëse projekti është i distancuar rreth 2-3 km nga zona e mbrojtur rreptësisht, ambientalistët mendojnë se investimi nuk ka asnjë interes.