Një ditë pasi Partia Socialiste iu drejtua Prokurorisë për të kërkuar hetimin e vendimit të Qeverisë për privatizimin e katër HEC-eve, me argumentin se i shkakton qytetarëve shqiptarë një dëm prej 100 milionë eurosh, ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto, e cilësoi këtë privatizim si një proces tejet transparent.