Jemi mësuar të shohim kontrolle të shumta policie për shkaqe e motive të ndryshme, mes të cilave edhe kontrollet antidrogë. Mes përpjekjeve të autoriteteve për të goditur trafikun e narkotikëve, ku përfshihen edhe kontrollet e automjeteve dhe të objekteve, kryesojnë metoda më të sofistikuara sikurse janë përgjimet dhe vëzhgimet.