Gruaja rrezikon burg! Shpëtoi fëmijët nga shtëpia që po digjej, por jo fotot e liderëve komunistë
10/01/2020 15:09

Një nënë në Korenë e Veriut rrezikon burgun sepse shpëtoi dy fëmijët e saj nga shtëpia që po i digjej, dhe për këtë arsye, nuk pati kohë të nxirrte prej andej portretet e drejtuesve të vendit komunist. Gruaja është vendosur nën hetim nga Ministria e Sigurisë së Shtetit dhe po verifikohen të gjithë veprimet e saj pas flakëve që përfshinë banesën, të cilën e ndante dhe me një familje tjetër në Kontenë Onsong. Prindërit e të dyja familjeve ishin në shtëpi kur shpërtheu zjarri dhe nxituan të shpëtonin të afërmit e tyre. Ndërkohë, një grup portretesh të liderëve të vendit u shkatërruan, e kjo po shihet si sakrilegj. Në Korenë e Veriut, është e detyrueshme që fotot e udhëheqësve të varen në mure; ato përfshijnë imazhet e liderit aktual Kim Jong Un, por edhe atyre të kaluar, si Kim Il Sung. Për t’u siguruar që askush të mos “dalë nga rreshti, nëpër godina dërgohen rregullisht edhe inspektorë. Sipas ligjeve në fuqi, Kim Jong Un duhet të trajtohet me të njëjtin nderim si meshkujt e tjerë të shtëpisë, e kjo do të thotë se dështimi për tu kujdesur për portretet, shihet si krim i rëndë. Nëse shpallet fajtore, nëna fatkeqe do të përballet me burgun dhe punën e detyruar. Për shkak të hetimit, ajo nuk mund të jetë pranë fëmijëve të saj në spital, dhe as të marrë mjekime për djegiet e tyre. Fqinjët thanë se donin shumë që ta ndihmonin, por zgjodhën të qëndronin larg nga frika se gruaja do të akuzohej për krim politik.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11