Duke nisur nga ora 7 e mëngjesit të së enjtes, doganat greke nuk do të funksionojnë për 24 orë. Punonjësit do të hyjnë në grevë kundër reformës së pensioneve dhe kushteve të punës. Një nga kërkesat e doganiereve është edhe rritja e pagave.