Greqia po plaket/ Mosha mesatare shkon mbi 45 vjeç, popullsia po zvogëlohet
03/02/2021 15:32

Zhgënjim dhe alarm kane shkaktuar ne Greqi statistikat e publikuara nga OKB për vitin 2020, kur sipas studimit vendi ka regjistruar nje zvogëlim te popullsisë me 50.401 persona ose e thëne ndryshe 6 greke me pak ne cdo një ore. Sipas te dhënave, Greqia regjistron një rënie të popullsisë për të 10-in vit radhazi kur prej vitit 2010, popullsia është reduktuar me 464,583 persona, ndërsa trendi në rënie ka filluar nga viti 2005. Rritja më e madhe e popullsisë me mbi 122.500 persona është regjistruar nga 1975-1980. 5 vjeçar shumë produktiv ishte edhe periudha 1990-1995 ku ka pasur një rritje të popullsisë prej 1.1%, ose e thëne ndryshe me mbi 103.000 njerëz në vit. Elementi i dyte me shqetësues i këtyre statistikave është padyshim rritja e moshës mesatare të popullsisë së Greqisë gjate vitit te kaluar ne 45.6 vjeç qe është një rekord negativ i të gjitha kohërave pasi brenda një viti, siç thuhet ne mënyre karakteristike, Greqia u plak me dy vjet(ne 2019 ishte 43,8). “Rritja e jetëgjatësisë në kombinim me uljen e lindjeve e sjellin popullsinë e Greqisë në prag të pensionist”-theksojnë analistet. Sipas statistikave Greqia po plaket prej vitit 1955 kur mosha mesatare e rreth 8 mln banoreve atëherë ishte vetëm 26,9 vjeç. Gjithashtu përshtypje te madhe krijon tashme edhe fakti se 85% e grekeve jetojnë ne qytet duke braktisur fshatrat, ndërsa 25 vjet me pare kjo shifër ishte vetëm 54%. Ne se ky trend vazhdon, Greqia ne vitin 2050 do te ketë vetëm 9 milion banore ,kurse Turqia me numer lindjesh gati 900.000 me shume çdo vit, sic shkruajnë disa prej gazetave te mëdha vendase, do te ketë kaluar shifrën prej 97 milion banoresh. Bazuar në këto të dhëna, shtypi dhe specialistet e fushës risjellin edhe nje here si teme kryesore problemin demografik, me të cilën duhet të përballen qeveritë, per te marre masa të menjëhershme për të ndryshuar ecurinë negative të regjistruar gjate dekadës se fundit.

Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
DIGITALB DIGITALB