Greqia përkujton revolucionin/ Parada dhe festime për 200-vjetorin e pavarësisë nga Turqia
25/03/2021 15:42

Dita kur Greqia feston 200 vjetorin e revolucionit te saj për pavarësi nga perandoria Otomane dhe krijimin e shtetit modern grek. Ka filluar me ngritjen e flamurit në shkëmbin e shenjtë të Akropolit nën prezencën e presidentes së vendit Katerina Sakelaropoulou dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Më pas është dëgjuar himni kombëtar në ketë përvjetor madhështor por të heshtur për shkak të pandemisë që ka bërë që miliona grekë të mos marrin pjesë në festime si dhe në paradën e zhvilluar në qendër të Athinës vetëm për një grup të vogël të ftuarish. Televizioni shtetëror ka transmetuar pamjet kur janë vendosur kurorat tek Ushtari i Panjohur para parlamentit nga udhëheqja greke dhe qipriotë në fillim , e më pas nga princi Charles i Britanisë, kryeministri Mikhail Mishustin i Rusisë dhe ministrja e Mbrojtjes Florence Parly e Frances, përfaqësuesit e tre fuqive që ndihmuan kombin grek në luftën për pavarësi nga Perandoria Osmane. Kontributi i fuqive të mëdha të kohës, Francës, Anglisë dhe Rusisë në këtë revolucion ishte i rëndësishëm . Greqia mund të mbështetet tek miqtë e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Lidhjet midis nesh janë të forta dhe jetësore dhe bëjnë një ndryshim të thellë në prosperitetin dhe sigurinë tonë të përbashkët, ashtu si historitë tona janë të lidhura ngushtë së bashku. Të mërkurën në mbrëmje, pas vizitës ne Galerinë Kombëtare, presidentja greke ka dhënë një pritje të veçantë në pallatin presidencial. Revolta për pavarësinë filloi në rajonin e Manit në Peloponez në 1821 dhe vazhdoi për disa vite, por morri hov sidomos pasi flotat ushtarake të Britanisë, Rusisë dhe Francës shkatërruan anijet turko-egjiptiane në Gjirin e Navarinos dhe tre vjet më vonë në 1830, grekët fituan pavarësinë pas 400 vitesh. Midis dhjetëra udhëheqësve të huaj edhe presidentit shqiptar Ilir Meta ka dërguar urimet më të përzemërta dhe miqësore për popullin mik dhe fqinj të Greqisë me rastin e 200 vjetorit te Revolucionit grek.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15