Greqia në emergjencë nga moti, stuhia “Medea” bllokon edhe autostradat nga akulli
15/02/2021 12:21

Temperatura te ultë mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit te keq me emrin simbolik “Medea”, e shoqëruar me reshje bore dhe erëra te fuqishme ka dy dite qe po shkakton probleme te mëdha. Athina dhe periferitë e saj kane përballuar probleme te mëdha ne qarkullimin e makinave prej mëngjesit te se henes kur vala e motit te keq ka zbritur ne jug te vendit. Ne shume rruge nacionale qe te cojne drejt kryeqytetit eshte ndaluar qarkullimi ose ka trafik te renduar per shkak te bores. Ndërkohe, megjithëse autostrada ndërkombëtare Egnatia prej Igumenices deri ne Kipous ne kufi me Turqinë është e hapur, autoritetet kane ndaluar qarkullimin e gjithë kamionëve mbi 3.5 ton. Mbi 160 kamionë janë bllokuar ne doganën e Promahones ne te dy anët e kufirit greko bullgar. Gjithashtu prej pasdites te se dielës është ndaluar qarkullimi i kamionëve mbi 3.5 ton edhe ne autostradën qe lidh Larisen me Athinën. Ne shume rruge nacionale qarkullimi i automjeteve behet vetëm me ndihmën e zinxhirëve. Ne zonën e Janines shume fshatra kane mbetur pa energji elektrike dhe prej mëngjesit te se henes ka pasur ndërprerje te energjisë edhe ne disa bashki te Athinës, si dhe disa ishuj te vendit si Sporadhes apo edhe Evia. Sipas Institutit meteorologjik temperaturat me te uleta janë regjistruar -19,9 grade ne Mesovuno ne Kozanit , -17 grade ne Kakukazin e ri te Follorines si dhe ne piken turistike Kaimaktsalan te Edeses. Per dy dite radhazi bora nuk ka rreshtuar ne Follorine, Kozan, Veria, Aminteo, Edesa, Ptolemaida, por edhe ne zonën e Halkidhikise dhe ne Larisa, ndersa tashme “Medea” po godet Athinen dhe rrethinat e saj. Ndërsa ne kryeqytet shkollat jane te mbyllura per shkak te pandemisë, ne Greqinë e veriut autoritetet i kane mbyllur shkollat per shkak te te ftohtit. Ministri plotësues i Brendshëm ka bere thirrje qe qytetaret te kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak te motit. Ndërkohe edhe autoritetet portuale kane urdhëruar ndalimin e lundrimit nga Pireu drejt Kretës.

Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
DIGITALB DIGITALB