Me urdhëresë të veçantë, qeveria greke ndalon nga sonte në mbrëmje fluturimet për pasagjerë me Anglinë dhe Turqinë. Nga informacionet e marra, korrespondentët e Top Channel-t, bëjnë me dijeni se Greqia nuk ka më asnjë fluturim me Anglinë si dhe asnjë lëvizje ajrore, tokësore apo detare për pasagjerë me Turqinë. Për momentin mbetet vetëm linja e pasagjerëve mes Athinës dhe Sofies.