Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka ndëshkuar Greqinë për shkelje në trajtimin e të burgosurve.Vendimi i ketij organizimi referohet trajtimit në burgun e Janinës për periudhen e viteve 2008-2009 ku vuajnë dënimin edhe mjaft të burgosur shqiptarë. Gjendja e burgjeve greke është e mbi populluar dhe herë pas here ka ngjallur kritikat e organizatave ndërkombëtare. duke cituar burime mediatike greke, Zeri i Amerikes thote se gjykata gjeti shkeje ne trajtimin e të burgosurve në institucionet greke të paraburgimit.