Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i katërt me Covid-19. Bëhet fjalë për një 36-vjeçare që sapo është kthyer nga Italia e Veriut dhe ka shfaqur simptoma të lehta të gripit. Sipas protokollit të parashikuar, edhe ajo po trajtohet në spitalin Atikon të kryeqytetit grek. Specialistët presin edhe raste të tjera të koronavirusit duke këshilluar njerëzit të mos shfaqin shenja paniku dhe të marrin masa mbrojtjeje.