Rritet në shtatë numri i rasteve me koronavirus në Greqi siç kanë bërë me dije organet greke mëngjesin e së dielës. Bëhet fjalë për një person në Selanik dhe dy në Athinë. Sipas specialistëve nga të shtatë personat vetëm katër prej tyre kanë qenë në zonat e Italisë së veriut kurse tre të tjerët duket se janë infektuar gjatë kontaktit me ta.