Ish-drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Greqisë shoqërohet nga policia për në gjykatën e Athinës pas arrestimit të shtunën me akuza përdhunimi ndaj të miturve. Regjizori dhe aktori i njohur vendas Dimitris Lignadis, përballet me akuza përdhunimi të përsëritur, sulm imoral e sulm seksual, sipas autoriteteve.