Gjyqtarja Selimi në vetting/ Bashkëshortja e Shkëlzen Selimit përdori makinën e Arben Isufajt
10/12/2020 15:33

Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Apelit Administrativ doli para shkalles se pare te vettingut për te tria kriteret. KPK pavarësisht se i konsideroi pa probleme te tre komponentët tha se trupa po shqyrton denoncimet mediatike ndaj saj sa i takon një procesi civil ku zonja Selimi ishte dëmshpërblyer me 30 mije euro për anulimin e nje udhëtimi. Selimi është bashkëshortja e ish gjyqtarit te larte Shkelzen Selimi, i shkarkuar nga vettingu për papërshtatshmëri te figurës pasi DSIK zbuloi lidhjet e tij me protagoniste ne krimin e organizuar. Gjate seancës KPK deklaroi se rilinda Selimi është bashkëpronare me ish gjyqtarin e larte te një pike karburanti ne Vlore, te cilën e ka deklaruar. Se nga kontrolli i kontratës se qerase te një shtëpie dhe garazhi ne Vlore ka mospërputhje ne përshkrimin e te dyja njësive, por qe sipas KPK ne deklaratat vjetore gjyqtarja ishte e sakte ne pohimin e te ardhurave nga kjo kontrate. KPK deklaroi se gjyqtarja ka deklaruar te ardhurat nga shitblerjet e dy automjeteve qe sipas komisionereve ne njërin rast makina u ble 900 mije leke dhe u shit me 8 mije euro. KPK thotë qe Rilinda Selimi pergjatë viteve 2011, 2013 dhe 2015 ka një bilanc negativ te te ardhurave ne vlerën e 505 mije leke. Sa i takon figurës KPK përmendi nje kontrate për përdorim automjeti , nga çifti Selimi qe i përket shoferit te Arben Isufajt, por qe KPK ne përmbyllje sipas KPK nuk u vlerësua si problem i kriterit te figurës. Per këtë fakt KPK i qëndroi deklaratës se gjyqtares Selimi qe kishte pohuar se nuk ishte e informuar për kontratën per përdorimin e makinës te shtetasit I.C. Per kriterin e 3 , KPK vlerësoi se gjyqtarja Selimi ka zbardhur vendimet brenda afateve ligjore, kurse shtoi se po mendohet ende per dy raportime te dy mediave te ndryshme, qe përmendin se si gjyqtarja fitoi ne shkallen e pare padinë me vlere 30 mije euro pasi një kompani fluturimi i anuloi udhëtimin drejt Italisë.

Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26