Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash është kthyer në debatin e ditës mes organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama. Të hënën kryeministri foli në rrjetet sociale pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flisnin hapur për kërkesën e tyre për rritje page. Shoqata e Gjyqtarëve e komentoi këtë qëndrim të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ata “nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues”.