“Sot unë deklaroj se kjo çështje nuk ka më vlerë të zgjidhet në Gjykaten e Fierit, sepse këto çështje i ka zgjidhur gjyqësori”. Kjo deklaratë është e kryetarit të shkarkuar socialist të Qarkut të Fierit, Vangjel Ndreka, i cili kishte kërkuar gjykimin në themel të çështjes, që është shndërruar në kushtin kryesor për arritjen e një marrëveshjeje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për votimin e tre ligjeve, që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat.