Gjykata administrative pranoi padinë e shoqërisë ADFD përsa i takon konfliktit për licencën e ushtrimit të aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në aeroportin e Rinasit. Gjyqtari Avni Sejdi rrëzoi urdhrin e ministrisë së Financave që kishte anuluar lejen e shfrytëzimit për pesë vitet e ardhshme të “Duty Free” nga ADFD.